Rezultatet e Programit Y

Investimet inovative në njohuritë e studentëve, aftësitë e jetës, qëndrimet dhe vlerat.

1. Programi arsimor

Thelbi i ndërhyrjes së YMI-së përmes Programit Y është një sërë punëtorish arsimore në grup, të shoqëruara me fushatat e normave sociale që promovojnë një pasqyrim kritik dhe personal mbi gjininë, maskulinitetin dhe shëndetin, duke u përqendruar fuqishëm në parandalimin e dhunës.

Punëtoritë janë shumë pjesëmarrëse dhe adresojnë çështje të shëndetit dhe të marrëdhënieve nga një këndvështrim gjinor, duke përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, komunikimin dhe negocimin, përdorimin e drogave dhe të alkoolit, menaxhimin e rrezikut si dhe parandalimin e dhunës. Njëri nga qëllimet më të rëndësishme të CARE dhe organizatave partnere është futja e Programit Y (puna me gra të reja dhe me burra të rinj) në kurrikulën e shkollës së mesme.

Në këtë proces, bashkëpunimi i suksesshëm me përfaqësuesit e ministrisë ka iniciuar një sërë trajnimesh për mësimdhënësit ku ata mësojnë për metodologjinë e Programit Y dhe pranojnë asistencë teknike nga organizatat partnere rinore për zbatimin e programit në shollat e tyre.

Përmes përpjekjeve të fuqishme të avokimit nga CARE dhe organizatat partnere si dhe të një shumëllojshmërie të akterëve që kanë qenë pjesë e progamit siç janë mësimdhënësit, punonjës socialë, profesorët dhe përfaqësuesit e qeverisë – Programi Y është bërë i njohur në rajon në fushën e arsimit, gjë që është konfirmuar edhe nga 2017 Global Education Network Europe Award për një kontribut të jashtëzakonshëm për inovacionin në arsimin global.

Deri më tani, programi është akredituar në Kroaci, në Serbi dhe në Kosovë* nga ministritë përkatëse të arsimit. Pjesa më e rëndësishme është se në Kantonin Hercegovina-Neretva, në Kantonin Bosnja-Podrinje në Bosnje dhe Hercegovine, është bërë i detyrueshëm, që do të thotë se temat e Programit Y duhet të diskutohen në 25% të orëve të rregullta mësimore. Përveç kësaj, vënia e theksit në rëndësinë e metodologjisë së Programit Y dhe në rëndësinë e avokimit për përfshirjen e tij në sistemin arsimor në Republikën e Serbisë ka rritur besimin institucional gjë që ka bërë që programi arsimor i bazuar në mënyrat e shëndetshme të jetesës sipas Programit Y të bëhet pjesë e zotimeve strategjike qeveritare.

Në 10 vitet e fundit, 100.000 të rinj të moshës 14-18 vjeç kaluan nëpër Programe Transformuese Gjinore sikurse Programi Y dhe Programi M në më shumë se 130 komunitete.

2. Ndërhyrjet me bazë në shkollë

Programi Y zbatohet kryesisht në shkollat e mesme, duke bërë që të arrijë nivele të larta të pjesëmarrjes në mes të burrave të rinj dhe grave të reja të moshës 15-18 vjeç. Në shkollat pjesëmarrëse, sesionet arsimore drejtohen nga facilitatorë të trajnuar dhe integrohen në orarin e rregullt të orëve mësimore gjatë vitit shkollor, me përqendrim në katër fusha kryesore të programit:

  • qëndrimet gjinore
  • dhuna
  • shëndeti seksual dhe riprodhues
  • përdorimi i alkoolit dhe drogave

Programi Y shtrihet gjithashtu përtej klasës shkollore. Programi përfshin një tërheqje opsionale rezidenciale, ku facilitatorët udhëheqin sesione shtesë dhe aktivitete për krijimin e ekipit në një mjedis më angazhues. Aspekti tjetër i rëndësishëm i programit është fushata e mënyrave të jetesës “Bonu Burrë”, e cila ka për qëllim të forcojë mesazhet kryesore të YMI dhe të nxisë ndryshimet në nivelin e shkollës dhe më gjerë. Fushata mbështetet nga një larmi materialesh edukative, rrjete sociale dhe “veprime” të organizuara dhe të kryera nga nxënësit anëtarë të klubeve “Bonu Burrë” (KBB). Në rajonin e Ballkanit ekzistojnë 30 klube aktive BMK me 2.500 anëtarë aktivë.

3. Ndërhyrjet në komunitet

YMI përhap aktivitetet e tij brenda dhe jashtë shkollave. YMI krijon partneritet me burrat e rinj dhe gratë e reja që projektojnë veprime të ndryshme në komunitet, shfaqje teatrale, TV dhe radio të KBB, forume, tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca me qëllimin për të mbledhur të gjithë akterët përkatës për të diskutuar rëndësinë e punës me të burrat e rinj rreth parandalimit të dhunës dhe promovimit të barazisë gjinore. Çdo vit, partnerët organizojnë konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta të ndryshme.

Një rrjedhë e ndërhyrjeve të YMI është e drejtuar drejt punës me grupet sportive, studentët e pedagogjisë, gazetarët dhe praktikisht me të gjitha grupet që kanë ndikim tek të rinjtë në jetën e tyre të përditshme.

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2022 CARE International, Balkans — All rights preserved.