Çka është Programi Y?

Qasje Inovative në Parandalimin e GBV-së dhe Promovimin e Jetesës së Shëndoshë për Burrat dhe Gratë e Reja

ÇKA: Programi Y – Rinia është manual trajnimi që synon të promovojë barazinë gjinore dhe mënyrat e shëndetshme të jetesës së burrave të rinj dhe grave të reja duke adresuar disa prej ndërtimeve shoqërore të maskulinitetit dhe të feminilitetit si strategji për ndërtimin e shkathtësive të rëndësishme jetësore tek të burrat e rinj dhe gratë e reja gjatë kohës sa ata kalojnë në moshën e rritur.

Ky manual përbëhet nga 4 pjesë edukuese tematike:

  • Zhvillimi i identitetit
    • Identiteti, vetëperceptimi, dhe ndjenjat
    • Gjinia dhe normat gjinore
  • Dhuna nuk është më opsion
    • Nga dhuna në bashkëjetesë paqësore
    • Nga dhuna tek respekti në marrëdhëniet intime, vetëkontrolli dhe menaxhimi i emocioneve
    • Substancat psikoaktive
  • Seksualiteti dhe mbrojtja e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese
    • Seksualiteti i shëndetshëm, shtatzënitë në adoleshencë dhe shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese
    • Shtatzënia, po ose jo, infeksionet seksualisht të transmetueshme si dhe HIV dhe AIDS
  • Prindërit e shekullit XXI
    • Atësia dhe amësia

KUSH: Programi Y është i përqendruar në adresimin e pabarazive gjinore, praktikave të dëmshme shëndetësore dhe dhunës në jetën e përditshme ndaj burrave të rinj dhe grave të reja të moshës 14-19 vjeç në shkolla dhe në komunitet.

Ky manual është i destinuar për përdorim nga ana e mësimdhënësve, stafit profesional, punonjësve shëndetësorë dhe/ose ekspertëve të tjerë, edukatorëve, trajnerëve ose vullnetarëve që punojnë me të rinjtë ose dëshirojnë të punojnë me ta.

KU DHE SI: Çdo aktivitet projektohet për të zgjatur ndërmjet 45 dhe 90 minutave dhe mund të zbatohet në mjedise të ndryshme, duke filluar nga shkollat, klubet rinore dhe ato sportive, e deri te parqet dhe reformatoret për të miturit. Është gjithashtu e nevojshme që personi që planifikon dhe zbaton punëtoritë të sigurojë mjedis të sigurt për të mësuar dhe për t’i bërë ushtrimet e ndryshme të përfshira në këtë manual. Personat të cilët realizojnë trajnimet edukuese duhet të jenë të edukatorë të trajnuar, me përvojë dhe të aftë (për më shumë informacione lidhur me atë se si të bëheni edukator shihni E-KURSIN tonë ose na KONTAKTONI direkt).

PSE: Ne kemi krijuar këtë manual dhe ua kemi ofruar shkollave, organizatave dhe individëve për përdorim falas, në mënyrë që ata të përdorin këto parime të reja dhe të dëshmuara si burim i vlefshëm për promovimin vendimmarrjes së përgjegjshme, jo të dhunshme, të bazuar në barazi gjinore dhe më të shëndetshme. .

KUR: Filloni tani. Shkarkoni Programin Y dhe mësoni më shumë.PROGRAM Y

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2022 CARE International, Balkans — All rights preserved.