Çka është Lëvizja Y?

Bashkohu me ne! Është koha për një ndryshim!

Lëvizja Y synon të sjellë zëra të ndryshëm të shoqërisë civile, grupeve joformale të qytetarëve, prindërve, mësimdhënësve dhe akterëve tjerë rreth të njëjtit qëllim – të adresojnë dhe të avokojnë për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, shkathtësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor në shkolla në të gjithë Ballkanin.

Kjo kërkon një qasje inovative dhe sistematike dhe angazhim të fortë nga të gjithë njerëzit që të qëndrojnë së bashku dhe të punojnë për shoqëri pozitive dhe paqësore për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Përveç veprimeve rajonale dhe kombëtare dhe akterëve, ne kemi nevojë për aktorë me bazë në komunitet dhe veprim kolektiv për të bërë ndryshime të qëndrueshme në të ardhmen.

Ne përpiqemi të avokojmë fuqimisht me vendimmarrësit për zhvillimin, ndryshimin dhe zbatimin e politikave për të rinjtë. Në rastin e CARE, qëllimi kryesor është ulja e varfërisë dhe arritja e drejtësisë sociale globalisht – dhe në rastin e YMI është prezantimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës në arsim duke mbështetur kulturën e largimit nga dhuna.

NDRYSHIMI QË DUAM TË SHOHIM:

  • Programet e Edukimit për Shkathtësitë Jetësore siç është Program Y i detyrueshëm në kurrikulën shkollore zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor;
  • Platforma e Avokimit e Iniciativës së Burrave të Rinj vepron si qendra e burimeve në qendrën e Edukimit për Shkathtësitë Jetësore dhe të avokimit për fuqizimin e anëtarëve për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërmarrë veprime kolektive në nivelin lokal, kombëtar dhe rajonal;
  • Komunitetet e fuqizuara veprojnë si agjentë afatgjatë të ndryshimit për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, shkathtësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor në shkolla;
  • Qëndrime të ndryshuara mbi parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, shkathtësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor tek të rinjtë në Ballkan;

Nëpërmjet Lëvizjes Y, partnerët CARE dhe YMI janë për:

Barazi – sepse besojmë se dallimet duhet të respektohen dhe të dëgjohen dhe se secili person duhet të vlerësohet nga kontributet e tij/saj unike në çdo shoqëri.

Diversitet – kemi qasje të ndryshme në punën me mjedise të ndryshme, por përpiqemi të arrijmë të njëjtat qëllime.

Inovacion dhe kreativitet – sfidojmë veten dhe mjedisin duke përdorur të menduarit “jashtë kutisë” për të arritur rezultatet më të mira dhe qëllimet tona.

Solidaritet – koalicioni ynë është i bazuar në partneritete të forta midis akterëve të ndryshëm, ku ne ushqejmë respekt dhe tolerancë.

Transparencë dhe llogaridhënie – besojmë fuqimisht në ndryshimin që duam të bëjmë, të udhëhequr nga shembujt tanë dhe bazuar në transparencë të lartë dhe garanci të forta për qasjet tona.

Lidership rinor – aktivitetet tona bëhen nga të rinjtë dhe për të rinjtë dhe besojmë fuqimisht se të rinjve duhet t’u jepet një shans për të bërë inovacione, për të sjellë zgjidhje dhe për ta sfiduar botën përreth nesh.

CARE vendos barazinë gjinore në qendër sepse ne e dimë se nuk mund të kapërcejmë varfërinë dhe padrejtësinë sociale derisa të gjithë njerëzit të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta. Ne e pranojmë që marrëdhëniet e pushtetit midis gjinive dhe moshave janë të pabarabarta, dhe se ne duhet të sfidojmë patriarkalitetin dhe të promovojmë barazinë gjinore për të arritur drejtësi sociale.

Ne zhvillojmë dhe kërkojmë partneritete me të gjithë individët dhe organizatat dhe institucionet me qëllime të mira, të përkushtuara dhe të qëndrueshme, veçanërisht të rinjtë dhe prindërit e tyre, mësimdhënësit, edukatorët kolegialë, punonjësit socialë dhe të sportit, pedagogët, psikologët, aktivistët, anëtarët e akademisë që ndajnë të njëjtin vizion dhe të njëjtat vlera për t’i arritur qëllimet.

Është koha për ndryshim!

Nëse jeni individ/organizatë e motivuar dhe entuziaste që e lexoni këtë dhe të gatshëm për të mbështetur/për t’iu bashkuar lëvizjes tonë – klikoni këtu!

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2024 CARE International, Balkans — All rights preserved.