Tregimet më të rëndësishme të ndryshimit

Parandalimi i dhunës me bazë gjinore në Ballkanin Perëndimor - një histori e shkurtër e punës sonë.

“Nuk isha komunikues dhe nuk flisja shumë. I zgjidhja të gjitha problemet në mënyrë të dhunshme, pa negociuar.” Kështu fillon historinë e tij Branko Bujić, anëtar aktiv dhe edukator i klubit “Bonu Burrë” nga Banjalluka.

Zbatimi i manualit të Programit Y dhe projekti Iniciativa e Burrave të Rinj kanë përdorur Historitë e Ndryshimit (MSC – Most Significant Change) (MSC u prezantua tek YMI nga CARE në formën e saj të përshtatur për të përmirësuar cilësinë e monitorimit dhe raportimit të projektit. Partnerët janë trajnuar dhe mentoruar gjatë gjithë kohës që të fillojnë ta përdorin këtë metodë për identifikimin dhe kapjen e ndryshimeve cilësore në jetën e të rinjve që mund t’i atribuohen YMI. Më poshtë e keni vetëm një paraqitje të shkurtër të ndikimit pozitiv të raportuar nga pjesëmarrës të rinj dhe akterë të tjerë.

Branko sot është një nga anëtarët dhe promovuesit më aktivë të Klubit, dhe ai e përfundon historinë e tij si vijon: “Jam rritur rreth njerëzve dhe në një lagje ku ‘maskuliniteti’ ishte i rëndësishëm dhe ku shprehej vetëm përmes të qenit i fortë fizikisht dhe përdorimit të çdo mundësie për ta vërtetuar atë. Unë shpesh zihesha me të rinjtë nga lagjet e tjera, megjithëse kurrë nuk i kemi pasur marrëdhëniet e këqija në atë kohë, ndërsa tani unë e di se si duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë kur lind një problem i jetës sepse kam zhvilluar një vetëdije më të gjerë për veten dhe njerëzit përreth meje. Kam larguar disa njerëz të këqij nga jeta ime dhe i kam lënë disa nga ‘tregimet’ pjesë e të cilave nuk doja të bëhesha. Sigurisht, tani kam mbështetjen e familjes time, veçanërisht pas ngjarjes së 25 nëntorit, d.m.th. ‘dita portokalli’. Babai im, i cili nuk e kishte përkrahur angazhimin tim në Klub, mu afrua pas veprimit në sheshin kryesor, më shtrëngoi dorën, më përqafoi dhe më tha ‘të lumtë biri im, vetëm vazhdo me këtë që po bën.”

Ka shumë histori të fuqishme dhe emocionale si kjo që janë ndarë me ekipin e YMI ndër vite. Më poshtë ju lutemi gjeni një përmbledhje të segmenteve të zgjedhura nga i gjithë rajoni.

Ishak, Mostarr

“Sot jam shumë ndryshe me bashkëmoshatarët e mi. I kam poshtëruar dhe i kam fyer rregullisht. Ka shumë rëndësi për mua që prindërit e mi shohin një ndryshim pozitiv tek unë. Unë jam duke punuar shumë si anëtar i klubit “Bonu Burrë”, sepse më intereson kjo gjë dhe njerëzit e përfshirë pasi shumë prej tyre janë miqtë e mi të mirë.”

Ružica, Mostar

“Para se të hyja në Klubin “Bonu Burrë” në shkollën time, mendimi i parë që më asoconte me shprehjen “Bonu Burrë” ishte “mos qaj” dhe “mos godit një vajzë”. Sidoqoftë, tani e kuptoj që të jesh burrë nuk nënkupton të jesh më i forti në botë dhe të fshehësh emocionet tua, por nënkupton që burrat duhet të jenë ata që janë pa u ndier të turpëruar dhe pa frikë, dhe se nuk është e turpshme të shprehësh ndjenjat e tua dhe të jesh ai që je. Unë e shoh Klubin si një familje e vogël ku anëtarët ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në çdo situatë të caktuar. Aty kam takuar aq shumë njerëz pozitivë që kanë ndikuar shumë tek unë. Jo të gjithë ishin ata që i kisha njohur që më parë, por të rinj nga qytete dhe vende të tjera që nuk do t’i takoja kurrë nëse nuk do të ekzistonte ky klub. Të qenit anëtar më ka ndihmuar ta largoj frikën e të folurit në publik; jam person më i hapur dhe më i qetë, dhe di se si t’i trajtoj emocionet e mia në një mënyrë të shëndetshme dhe produktive.”

Dženis, Sarajevë

“Duke ndihmuar të tjerët, kuptova se isha nga ata që kishin nevojë për ndihmë gjithashtu. Çdo ditë lindin disa probleme të reja dhe ne jemi të prirë t’i lëmë ato pas, dhe është e vështirë të heqim dorë nga zakone të tilla. … Kam menduar që klubi “Bonu Burrë” ishte i mërzitshëm sepse nuk dija se çfarë ishte dhe kush ishin ata njerëz, dhe sot ata njerëz janë ata që i konsideroj si familjen time dhe që më kanë mundësuar që të jem ai që jam sot, një person që i ndihmon të tjerët, dëgjon dhe jep këshilla dhe i mëson të tjerët se si të luftojnë dhunën.”

Amer, Sarajevë

“Ishte krejt normale të shikoja përleshje të organizuara në oborrin e shkollës, fytyrat e njollosura dhe të mavijosura të të tjerëve. Ishte gjithashtu normale të mos bëja asgjë në lidhje me këtë dhe të incizoja gjithçka në telefon … Disa vjet më vonë, pasi fillova t’i mësoja të tjerët se si të mos marrin pjesë në ngjarje të tilla të këqija në të cilat merrja pjesë unë, e kam kuptuar se ka një jetë tjetër, një jetë më të mirë, në të cilën unë jam një person që u ndihmon të tjerëve dhe u tregon atyre një mënyrë më të mirë për të vazhduar përpara.”

Nikola, Beograd

“Nuk ishte problem për mua, nëse takoja dikë, nuk kisha dëshirë të filloja ndonjë grindje, të rrihesha dhe thjesht të ikja nga ajo. Kur dikush më tallte, unë ndërhyja dhe e godisja, pa menduar. Në një farë mënyre, kam mësuar të kontrolloj mllefin, zemërimin dhe arrogancën time me të cilën kam pasur problem. Tani kur has në një problem, përpiqem ta zgjidh atë në një mënyrë të qetë, duke përdorur fjalë, e jo grushte. Kam arritur të rritem dhe të ndryshoj mënyrën time të të menduarit, dhe klubi ‘Bonu Burrë’ më ka ndihmuar në atë udhëtim.”

Miomir, Beograd

“Ndryshimi më i madh që shoh në vetvete është se nuk përdor dhunë ndaj të tjerëve për të mbrojtur veten time dhe ‘nderin’ tim. Në të kaluarën i përqeshja të tjerët, tallesha me ta, pa asnjë arsye. Tani qëllimi im është të ndikoj te të tjerët rreth meje, të ndihmoj të rinjtë e tjerë të ndryshojnë dhe të ndaloj dhunën që ekziston në shoqërinë tonë.”

Albani, Prishtinë

“Fillova të kontribuoj shumë më tepër në punët e brendshme të shtëpisë dhe të ndihmoj prindërit e mi. Kam kuptuar që duhet të ndryshojmë qëndrimet në lidhje me çështjen e detyrave për meshkuj dhe atyre për femra. Ajo që unë e shoh të rëndësishme në lidhje me klubin ‘Bonu Burrë’ është lufta për barazi dhe respektimi i diversitetit.”

Valentini, Prishtinë

“Unë abuzoja me të tjerët dhe i gjykoja për pamjen e tyre dhe mënyrën se si visheshin. Tani ndihem keq me këtë dhe po mundohem të ndikoj tek të gjithë miqtë e mi përreth meje që të mos i gjykojnë të tjerët para se t’i njohin… Është shumë e rëndësishme për mua që ndryshimi im për të mirë është i pranueshëm nga nëna ime e cila është shumë krenare për mua dhe për atë se çfarë njeriu jam bërë.”

Kristinka, Mësuese, Shkolla e Inxhinierisë Industriale, Zagreb

“Adoleshentët kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe mirëkuptim kur më së paku e presin atë. YMI më mësoi të përmirësoja komunikimin me adoleshentët, më ndihmoi t’i kuptoja ata më mirë.”

Endrit, 17 vjet, Prishtinë

“Përmes YMI, zbulova se më pëlqen aktrimi dhe kam takuar njerëz të mrekullueshëm me të cilët mund të diskutoj tema të ndryshme dhe të cilët më frymëzojnë të bëhem person më i mirë.”

“Krista, 16 vjet, Tiranë”

“Në KBB, mësova shumë se si t’i shpreh emocionet e mia në mënyrë të shëndetshme dhe si t’i kontrolloj mendimet dhe reagimet e mia fillestare.”

Nevena, 18 vjet, Trn

“Programi YMI më hapi shumë rrugë për tu zhvilluar. Më dha hapësirë për tu shprehur dhe deri më tani, unë fillova kanalin “tim” podcast, të quajtur – BMC BL -“

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2022 CARE International, Balkans — All rights preserved.