Fushatat

Ndryshoni trendet dhe ulni rreziqet e sjelljeve potencialisht të rrezikshme dhe të dëmshme tek të rinjtë

Pse fushatat rinore?

Parandalimi i dhunës dhe promovimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës të të rinjve janë pjesë e rëndësishme e strategjisë më të gjerë të komunikimit për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit të të rinjve në pothuajse çdo vend modern. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunën, parandalimin e përdorimit të substancave psikoaktive apo parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, sistemet moderne të arsimit kombinojnë arsimin formal dhe atë joformal me fushatat shëndetësore, e gjithë kjo në mënyrë që të eliminohen faktorët e rrezikut të identifikuar si përcaktues të rëndësishëm të shëndetit. Fushatat jo vetëm që kanë fuqinë të ndikojnë në faktorët e rrezikut, ato në të vërtetë mund të jenë forcë shtytëse, d.m.th. ato mund të mobilizojnë të rinjtë dhe të rriturit për t’u përfshirë në mënyrë aktive në transformimin e mjedisit në të cilin ata jetojnë ose shkojnë në shkollë, me qëllim që të arrijnë rezultate shëndetësore më gjithëpërfshirëse dhe komplekse.

Nëse në një shkollë të veçantë ekziston një masë kritike e të rinjve që perceptojnë forma të caktuara të dhunës (etiketimin, thashethemet, ngacmimet, etj.) si sjellje të pranuara që nuk janë të dëmshme për të ekspozuarit, fushata duhet të inkurajojë ndryshimin e sjelljeve të të rinjve në atë mënyrë që forma të tilla të sjelljes të ekspozohen dhe të njihen si të dëmshme dhe të kundërshtohen në mënyrë aktive si të papranueshme në mjedisin e tyre, në shkollën e tyre ose në komunitet më të gjerë.

Përgjatë viteve, Programi Y ka zbatuar më shumë se 5000 aktivitete të ndryshme fushatash, në më shumë se 130 komunitete në të gjithë rajonin, duke angazhuar më shumë se 600.000 njerëz, kryesisht të rinj. Sipas gjetjeve të shumta të hulumtimit dhe vlerësimit, pjesëmarrja në fushata, ekspozimi ndaj fushatave dhe pjesëmarrja në punëtori (qasje e kombinuar) kanë kontribuar në përmirësime në qëndrimet dhe sjelljen e burrave të rinj dhe grave të reja në sfera të ndryshme të jetës së tyre.

Fushatat më të rëndësishme që kemi realizuar janë:

Fushata: ‘Bonu Burrë’

E njohur nga shumë si njëra nga fushatat më të mira kundër dhunës në Ballkan në ditët e sotme, është e rëndësishme të thuhet se evoluoi nga një frazë e përdorur shpesh në rajonin e Ballkanit: “Bonu burrë”. Nëse jeni nga ky rajon, me siguri lehtë mund t’ju kujtohet se kur e keni dëgjuar për herë të fundit.

Të jesh burrë në Ballkan, veçanërisht burrë i ri, nuk është gjë e lehtë. As vajzat nuk e kanë më të lehtë pasi ende jetojmë në shoqëri patriarkale ku dominojnë normat e ngurta tradicionale.

Shumë ka mundësi që herën e fundit kur e keni dëgjuar shprehjen “Bonu burrë” ka qenë në kontekstin negativ, si: “Bonu burrë, trego që je tamam burrë, godite”, “Pse po qan, a je burrë a jo?”, “A duhet që gruaja met tregu si të sillesh, hajde, bonu burrë”, ose diçka si “Çfarë burri je ti, burrat janë të fortë, e jo kësi burracaku, bonu burrë”,” Kush është burri në këtë shtëpi, bëhu tamam burrë”. Përpiqu ta paramendosh se si fraza të tilla mund të ndikojnë tek burrat e rinj në vitet e tyre të formimit, por edhe tek gratë e reja që në masë të madhe ndikohen drejtpërdrejt nga pesha e këtyre frazave dhe veprimeve që rrjedhin nga to.

Pikërisht për shkak të këtyre perceptimeve negative dhe pasojave të ndërlidhura, YMI ka nisur fushatën “Bonu burrë” në vitin 2008. Fushata është zhvilluar nga ‘Smart Kolektiv’ nga Beogradi, që ka ekspertizë në fushën e zhvillimit të normave shoqërore apo fushatave për angazhim në shoqëri. Fushata u zhvillua në formë pjesëmarrje – me pjesëmarrjen aktive të të rinjve nga rajoni në të gjitha fazat e zhvillimit të fushatës.

Tema e përgjithshme e fushatës ‘Bonu burrë’ është të sfidohen normat e ngurta të burrërisë. Nëntemat përfshijnë parandalimin e dhunës ndaj grave, parandalimin e dhunës (bullizmit) mes bashkëmoshatarëve dhe promovimin e shëndetit seksual dhe marrëdhënieve të shëndetshme, shumica e temave të trajtuara në punëtori. Ngjyra e fushatës është provokuese, por jo edhe predikuese. Ajo përdor identitet tërheqës pamor për t’i nxitur burrat e rinj që të mendojnë për dobitë dhe të qenit “cool” nga përfshirja në sjellje dhe mënyra jetese më shumë të barabarta dhe jo të dhunshme.

Ajo ka filluar në shkollat e mesme në Serbi, Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim të:

  • promovimit të punëtorive edukative në shkollat e mesme,
  • tërheqjes së të rinjve për të marrë pjesë në program, dhe
  • përcjelljes së porosive edukative të projektit tek një numër i madh i të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Porositë kyçe të fushatës kanë të bëjnë me ndryshimin e qëndrimeve negative të të rinjve ndaj dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës në përgjithësi, si dhe ndërtimin e shkathtësive jetësore të të rinjve për të promovuar mënyra më të shëndetshme të jetesës.

Fushata ishte shoqëruar me porosi të ndryshme që synonin ndryshimin e rregullave dhe inkurajimin e të rinjve që të mendojnë krejtësisht ndryshe. Sloganet që janë përdorur e që përdoren edhe sot janë “Bonu burrë – dashurohu!”, “Bonu burrë – mushe trunin!”, “Bonu burrë – trego ndjenjat!”, “Bonu burrë kundër dhunës”,” Bonu burrë – mos u bo kapadai!” e shumë të tjera. Dhënia e porosive të qarta dhe interesante është shumë e rëndësishme për t’i sfiduar stereotipat me të cilët përballen të rinjtë dhe për të siguruar mënyra adekuate për t’i ndryshuar këta stereotipa.

Fushata: ‘Reago njerëzisht’

Fushata ‘Reago njerëzisht’ është fushatë e përqendruar për ndërhyrjen e vëzhguesit. Ndërhyrja e vëzhguesit është filozofi dhe strategji për parandalimin e formave të ndryshme të dhunës, përfshirë ngacmimin, ngacmimin seksual, abuzimin seksual dhe dhunën nga partneri intim.

Kush janë vëzhguesit?

Vëzhguesit janë individë që vëzhgojnë dhunën ose dëshmojnë kushtet që mbështesin dhunën. Ata nuk përfshihen drejtpërdrejt por kanë aftësi të ndërhyjnë, të flasin ose të bëjnë diçka në lidhje me këtë gjë. Ata janë dikush që është i pranishëm dhe që rrjedhimisht është në gjendje ta dekurajojë, ta parandalojë ose t’i japë fund incidentit.

Vëzhguesit janë të pranishëm/dëshmitarë të situatave të dhunshme – janë miq të viktimës dhe/ose të kryesit, nxënësit tjerë, anëtarë ekipi, fqinjë etj. Vëzhguesit janë “publiku” – e ngacmuesit shpesh përdorin viktimat e tyre dhe situatën e dhunshme për ta paraqitur forcën dhe epërsinë e tyre në grup. Prandaj, dhuna mes bashkëmoshatarëve zakonisht ndodh para publikut – në vendngjarje apo në internet (offline apo online).

Si reagojnë vëzhguesit?

Shumica e tyre nuk bëjnë asgjë. Ata në mënyrë pasive pranojnë bullizmin, vetëm shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Ata janë publiku i ngacmuesit dhe ai miratimi i heshtur që e lejon ngacmuesin të vazhdojë me sjelljen abuzive. Ata ndjehen të pafuqishëm që të bëjnë diç nga frika se edhe ata mund të bëhen viktima.

Disa nga ta mbështesin ngacmuesit – i inkurajojnë bullizmin duke qeshur, duke brohoritur ose duke komentuar. Disa prej tyre edhe i bashkohen bullizmit. Ata dëshirojnë ta ruajnë pozitën e tyre në hierarkinë e grupit dhe të qëndrojnë në anën fituese. Ata nuk e duan e as nuk e mbështesin dhunën dhe ndjehen keq për sjelljen e tyre.

Disa luajnë rol kyç në parandalimin ose ndalimin e ngacmimit – ata ndërhyjnë drejtpërdrejt duke shpërqendruar ngacmuesin, duke kërkuar ndihmë ose duke i ndihmuar viktimës. Kryesisht nxiten nga ndjenja e përgjegjësisë për të bërë diçka.

Slogani dhe mesazhet e fushatës

Slogani ose titulli kryesor i fushatës është ‘REAGO NJERËZISHT’.

Të ftohen vëzhguesit që të reagojnë – të çohen, të flasin, të bëjnë diçka. Me këtë ftesë do të dëshironim t’i ftojmë dhe t’i motivojmë vëzhguesit që të reagojnë ashtu siç do të reagonte çdo qenie njerëzore, d.m.th. të ofrojnë ndihmë. Dëshirojmë t’i referohemi vlerave themelore dhe universale njerëzore për respekt, siguri, dashuri, drejtësi, barazi dhe për vetë jetën. Të gjithë jemi njerëz, pavarësisht gjinisë, racës, fesë, kombësisë ose seksualitetit.

Disa nga sloganet/mesazhet që përdorim janë:

Reago njerëzisht…

  • … ngrite zërin
  • … ndihmo viktimën
  • … çohu
  • … bëhu kundër dhunës
  • … kërko ndihmë
  • … freno ngacmuesin

Duke i shtuar në sloganin kryesor këshillat dhe idetë lidhur me atë se çfarë mund të bëni në ndonjë situatë të caktuar, dëshirojmë t’i inkurajojmë dhe t’i fuqizojmë vëzhguesit që të luajnë rol kyç në parandalimin ose ndalimin e ngacmimit, dhe nënkupton që të ndërhyjnë drejtpërdrejt dhe mos ta rrezikojnë veten kur veprojnë kështu, gjë që është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Përmes fushatës duam që:

  1. të rrisim vetëdijen se mosreagimi është mënyrë e aprovimit të dhunës, duke i ftuar vëzhguesit që të reagojnë!
  2. t’i motivojmë vëzhguesit që të marrin rol më aktiv në luftën kundër dhunës, duke i motivuar vëzhguesit që të reagojnë!
  3. t’i edukojmë të rinjtë që ta njohin dhunën dhe ta ngritin vetëdijen për format e ndryshme të dhunës!
  4. t’u japim të rinjve këshilla se si të reagojnë në ndonjë situatë të caktuar, t’i fuqizojnë dhe t’i inkurajojnë që të reagojnë!

Fushata ‘Reago njerëzisht’ realizohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj nga Care International Balkans, në vendet e Ballkanit veri-perëndimor përmes aktiviteteve të klubeve partnere “Bëhu njeri” që nga viti 2015.

Fushata: ‘PaziSex (KujdeSex)’

Fushata “Watch out! Sex” (PaziSex dhe KujdeSex në gjuhët lokale) dhe uebfaqet (të cilat mund t’i gjeni më poshtë) janë krijuar me qëllim që të rinjve t’u ofrohet një material edukativ që është atraktiv dhe miqësor, ku ata mund të gjejnë informacione të rëndësishme në lidhje me seksualitetin, zhvillimin dhe orientimin seksual, përvojën e parë seksuale, format e ndryshme të presionit të bashkëmoshatarëve, kontracepcionin, infeksionet e transmetuara seksualisht etj.

Uebfaqja dhe fushata janë të ndara në pesë pjesë, të cilat paraqesin faza të ndryshme në zhvillimin seksual të adoleshentëve. Secila pjesë hapet njëra pas tjetrës, që na lejon të vendosim secilën nga temat me një fokus të veçantë.

Qëllimet e fushatës, grupet e synuara dhe mesazhet

Kush është grupi ynë i synuar?

Të gjithë – të rinjtë, prindërit, profesorët, punëtorët socialë dhe punëtorët që merren me të rinjtë.

Cili është mesazhi ynë?

Edukimi në temën e shëndetit seksual dhe riprodhues është shumë i rëndësishëm.

Çfarë duam të arrijmë?

  1. Të informojmë nxënësit në lidhje me uebfaqen www.pazisex.net
  2. Të informojmë nxënësit në lidhje me qëllimin kryesor të uebfaqes;
  3. Të rrisim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjtë.
GRUPI I SYNUARMESAZHET – çfarë duam të themi
Të rinjtë e moshës 14-19 vjeçËshtë e rëndësishme të informoheni për shëndetin seksual
E gjithë kjo është normale – është normale të keni shumë pyetje, është normale që në trupin tuaj të ndodhin gjithë ato ndryshime, puberteti është normal …
Mendoni me kokën tuaj
Prindërit, profesorët dhe punëtorët që merren me të rinjtëEdukimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i rëndësishëm
Nuk ka shumë vende ku të rinjtë mund të informohen
www.pazisex.net është mjet i dobishëm i cili mund t’ju ndihmojë në punën tuaj
Publiku i gjerëËshtë shumë zhgënjyese që edukimi mbi këtë temë nuk adresohet sistematikisht
Edukimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i rëndësishëm
Kjo është arsyeja pse krijuam uebfaqen e cila është përshtatur për të rinjtë dhe në një vend ofron të gjitha përgjigjet që ata mund t’i kërkojnë

Fushata: ‘A jeni mirë?’

Fushata ‘A jeni mirë?’ është fushatë e re e bërë nga të rinjtë për të rinjtë me fokus primar në dy tema specifike të Shëndetit Mendor (që kanë të bëjnë me mungesën e besimit, depresionin, tërheqjen në vetvete, sjelljen asociale, agresivitetin, nervozizmin etj.) dhe Dhunën në Internet (çka është ngacmimi dhe çka është bullizmi, parandalimi i fyerjeve me anë të komenteve të urrejtjes, postimi i fotografive ose videove të sikletshme të dikujt për të krijuar imazhe të gabuara për ta, krijimi i profileve të rrejshme për të ngacmuar etj.).

Qëllimi i fushatës është të promovojë sjelljen prosociale në mesin e të rinjve nëpër shkolla të mesme (mosha prej 14 deri në 19 vjeç) për të transformuar kulturën brenda shkollave dhe për t’i bërë ato si një mjedis mbështetës për të gjithë të rinjtë. Përmes kësaj fushate të rinjtë po punojnë për të inkurajuar të rinjtë tjerë që të reagojnë kur të vërejnë se dikush gjendet përballë një problemi ose rreziku. Për ta bërë këtë, të rinjtë duhet:

  • të kuptojnë kur dikush gjendet përballë një problemi ose rreziku;
  • t’i inkurajojnë të rinjtë që t’ju japin këshilla miqve të tyre;
  • t’i inkurajojnë të rinjtë që të kërkojnë mbështetje dhe t’i këshillojnë ata se ku duhet të kërkojnë mbështetje.

Kjo fushatë është shumë e kryqëzuar me ‘Reago’ (React) si fushatë humane me dallim se kjo fushatë në mënyrë primare është e fokusuar në shëndetin mendor dhe dhunën në internet dhe përpiqet të inkurajojë vëzhguesit, por jo t’i ngarkojë ata me përgjegjësi të reja ose të vendosë “barrë” të rëndë mbi shpinën e tyre.

Kjo fushatë po i mëson gjithashtu të rinjtë se ku duhet të kërkojnë mbështetje, siç janë miqtë, klubet ‘Bonu Burrë’, familja, interneti, stafi shkollor (psikologu dhe kujdestari i klasës), organizatat rinore etj.

Strategjia e komunikimit tonë është:

  • të bisedojmë në lidhje me dhunën në internet nga perspektiva e shëndetit mental.
  • të promovojmë sjelljen prosociale si sjellje e dëshirueshme në mesin e grupit të synuar.
  • përmes një grupi të sjelljeve së dëshirueshme, të promovojmë vlerat e duhura të lidhura me miqësinë, besimin dhe mbështetjen.
  • të diskutojmë në mënyrë transparente çështjet që lidhen me shëndetin mendor dhe dhunën në internet, duke theksuar se problemet janë diçka që mund t’u ndodhin të gjithëve dhe se problemet do të tejkalohen.
  • Toni i komunikimit duhet të jetë optimist, me synim të mirë, i qetë dhe miqësor.

Kampanja ‘A jeni mirë?’ është zbatuar në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj të organizatës Care International Balkans, në vendet e Ballkanit Veriperëndimor përmes aktiviteteve të klubeve partnere “Bonu Burrë” që nga viti 2018.

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2022 CARE International, Balkans — All rights preserved.